Pyetjet më të shpeshta
Ju lutemi lexoni pyetjet më të shpeshta përpara se të na dërgoni një mesazh.
Në çfarë metode dërgohen kurset tek ne?
Pas përfundimit të porosisë ju do të pranoni një e-mail që ju tregon se porosia është nisur për tek ju.
Kursi tek ju do të vijë në USB përmes postës së shpejtë.
A ofroni ndihmë teknike për problemet tona?
Po, ne ju ofrojmë ndihmë teknike për çfarëdo problemi që ju shfaqet gjatë ndjekjes së kursit.
Sa zgjat transporti?
Porositë në Kosovë do të dorëzohen brenda 24-48 orëve ( gjatë ditëve të punës ), ndërsa në Shqipëri apo Macedoni do të dorëzohen brenda 3-4 ditëve.
Si kryhet pagesa për kurset?
Pagesa kryhet tek postieri në momentin që porosia vjen tek ju.